19.10.2018 - 10:11
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka ripërsëritur qëndrimet e tij në lidhje me pavarësisnë e Kosovës.
Gjatë një deklarate për shtyp për gazetarët nga Kosova, Vuçiç u shpreh se nuk ka forcë në botë që mund ta bëjë atë që të njohë Kosovën.
“Ne duam të bëjmë kompromis dhe një marrëveshje, por duhet të kuptoni që edhe Serbia ka interesat e saj. Nuk ka forcë që mund ta bëjë Serbinë të njohë pavarësinë e Kosovës. E vetmja mënyrë që të gjejmë një zgjidhje është që dy vendet tona të heqin dorë nga qëndrimet radikale”, tha ai.