Kur Thaçi vizitoi veriun e Mitrovicës, në anën tjetër të kufirit Aleksandar Vuçiç mobilizoi ushtrinë, por mëngjesin e sotëm ai ka anuluar urdhrin e gatishmërisë ushtarake.
Vendimin në fjalë Vuçiç e mori mëngjesin e sotëm bashkë me Komandantin Suprem të Ushtrisë së Serbisë.
“Presidenti i Serbisë dhe komandanti i lartë i ushtrisë serbe në përputhje me Ligjin e Mbrojtjes, ka urdhëruar Ministrin e Mbrojtjes, Aleksandar Vulin dhe gjeneralin e ushtrisë serbe, Milan Mojsiloviç për anulimin e gatishmërisë së forcave të reagimit të shpejtë”, thuhet në njoftimin e publikuar në mediat serbe.
Urdhërin për gatishmëri ushtarake Vuçiç e mori pikërisht në ditën e vizitës së presidentit Thaçi në Liqenin e Ujmanit dhe në territorin e veriut në përgjithësi.
Gjatë vizitës së Presidentit Thaçi në Veri të Kosovës, gatishmëria luftarake e ushtrisë serbe u ngrit në nivelet më të larta në Serbi.