MENU
klinika

Filmat e Animuar

Walt Disney, kompania që u dha ëndrra miliona fëmijëve

22.10.2018 - 17:59

Këtë muaj, kompania e filmave të animuar “Walt Disney” ka kujtuar 95 vjetorin e krijimit të saj. Krijuar fillimisht nën emrin “Disney Brothers Cartoon Studio”, kjo kompani ushqen prej 95 vitesh fëmijët me ëndrra.

Të gjitha vajzat në një periudhë të jetës duan të jenë princesha. Ka prej atyre që duan të jenë edhe luftëtare. Ura që i lidh këto vajza me ëndrrat e tyre është pikërisht Disney nëpërmjet personazheve që ka krijuar ndër vite si Hirushja, Borëbardha, Jasmina, Frozeni, Rapunzeli, Arieli, Mulani, Pokahondas e të tjerë.

Kalimi nga fëmijëria në rini e djemve mund të shpjegohet shumë mirë falë karaktereve të Disneyt. Në fëmijëri, djali ka dëshirë të ketë Baz Vitdritën apo Sherifin Udi, pastaj dëshiron të jetë Kristofer Robin për t’u bërë pjesë e botës së magjishme të Wini Pooh. Kur rritet edhe pak, ka dëshirë të ketë një qen si Plutoja e pastaj në fazat e para të rinisë, një makinë të kuqe si Vetëtima Mekuin.

Ndërsa çiftet, simbol të dashurisë dhe përjetësisë të cilin e gdhendin shumë herë në trupin e tyre nëpërmjet tatuazheve kanë Miki dhe Mini Mouse. Dy personazhet legjendarë të Disneyt do të jenë përherë, pavarësisht moshës, të dashur për të gjithë. Pozitiviteti i tyre dhe mesazhi që transmetojnë në çdo film, që prej atyre më të hershëmve me metrazh të shkurtër e deri në filmat e kohëve të fundit HD ashtu sikurse është pëlqyer, vazhdon të pëlqehet dhe ka për tu pëlqyer përjetsisht.

Historia e “Walt Disney” lidhet pazgjidhshmërisht me figurën, emrin e të cilit kompania ka. Pasi i ishin refuzuar shumë aplikime për punë, Walt Disney në vitin 1923 vendos t’i paraqesë publikut një film me metrazh të shkurtër. Ai titullohej “Liza në Botën e Çudirave” dhe ishte pa zë, si shumica e filmave të kohës. Filmi u prit mirë dhe Walt Disney shkoi në Hollivud ku u bashkua me të vëllanë dhe krijuan “Disney Brothers Cartoon Studio”.

Pas pak, kompania do të merrte emrin “Walt Disney Studio” dhe ky moment shënon edhe krijimin e personazhit të Miki Mouse. Fillimisht, ai u quajt Mortimer Mouse, por gruaja e Walt nuk e pëlqente si emër. Ndërtimi i personazhit ishte shumë i thjeshtë: mjaftonin pak vija dhe ai mund të pikturohej nga të gjithë. Filmi u prit shumë mirë dhe të gjithë ata që patën fatin ta shihnin që në premierën e vitit 1928, u dashuruan pafund me personazhin e miushit të vogël.

Në dhjetor të vitit 1937, pas tre viteve punë intensive jepet premiera e filmit të parë të animuar me metrazh të gjatë. Titulli i tij ishte “Borëbardha dhe shtatë xhuxhat”. Filmi, i parë si revolucion për kohën, u prit aq mirë sa filloi interesimi nga kinema edhe jashtë Amerikës për ta shfaqur.

Deri në fillimin e Luftës II Botërore,  Desny krijoi të tjerë filma që vazhdojnë të shihen akoma dhe sot si “Pinoku” në 1940 ku trajtohet jeta e një djaloshi druri dhe kthimi i tij në njeri të vërtet, “Dumbo” në 1941 i cili tregonte një elefant të vogël me veshë aq të gjatë sa mund të fluturonnte dhe “Bambi” në 1942  në të cilin dreri vendoset përballë peripecive që i shfaq herë pas here jeta në pyll.

Çfarë ndodh më pas është vetë historia e miliona fëmijëve e e disa brezave që ëndërrojnë falë punës së kësaj kompanie e cila edhe sot vijon të jetë shumë prodhimtare. Shpesh, brezi i vjetër i mamave i bie ndesh brezit të ri të vajzave duke debatuar për princeshat, pasi mamatë njohin ato tradicionalet si Hirushja apo E Bukura, ndërsa vajzat duan shumë princeshat “moderne” si Frozen! Por diçka nuk ndryshon: vajza në prehër të mamasë duke parë në televizor filmat e Disneyt.

/Andreas Dushi

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit