MENU
klinika

Në detyrë akoma

Xhafaj, edhe të dielën në punë

28.10.2018 - 12:59

Fatmir Xhafaj është parë të punojë në zyrën e tij edhe gjatë kësaj të diele, edhe pse ka dhënë dorëheqjen nga posti i ministrit të Brendshëm, që prej paradites së të shtunës.

Ashtu siç është bërë e ditur tashmë, ai nuk do të largohet nga detyra tejet e rëndësishme derisa presidenti të dekretojë zëvendësuesin e tij, Sandër Lleshi, e pasi ky i fundit të bëjë betimin në Parlament.

Në një reagim pasditen e së shtunës, Xhafaj shkroi në “Twitter” se nuk ishte ndikuar nga askush për dorëheqjen e tij.

fatmir-xhafa-konica.al
fatmir-xhafa-konica.al

“I siguroj të gjithë se dorëheqja ime është tërësisht me vullnetin tim të lirë dhe e bazuar në parime dhe vlera njerëzore e institucionale. Ajo është tërësisht respekt për veten, e për këto standarde të shenjta për mua”, shkruante ai.