MENU
klinika

Lufta kundër krimit të organizuar

Xhafaj kërkon bashkëpunim me vendet e rajonit

05.10.2018 - 17:06

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka kërkuar bashkëpunim prej të gjithë vendeve të rajonit me qëllim luftën ndaj krimit të organizuar. Në takimin e përfaqësuesve të lartë të ballkanit dhe një herë ai ka nënvizuar se krimi nuk ka kufij.

Në këtë kontekst ritheksova edhe një ftesën për ngritjen e Qendrës Rajonale për Bashkëpunimin Policor, e cila ndër të tjera do të shërbente si një nukël koordinimi midis vendeve pjesëmarrëse, jo vetëm sa i takon përballimit të flukseve migratore, por edhe për një sërë çështjesh të tjera që janë shqetësim për vendet e rajonit dhe më gjerë, si: terrorizmi, krimi i organizuar, kontrabandimi i emigrantëve, çështjet e trafiqeve të paligjshme etj.”-tha Xhafaj.

Ndërkohë eurokomisioneri për Emigracionin ka paralajmëruar kundërpërgjigje të forta nëse nuk merren masa për ndalimin e emigracionit të paligjshëm.

xhafaj konica.al
xhafaj konica.al

Kemi në fakt ne një përgjegjësi të përbashkët për të bërë. Për t’i dhënë fund njëherë humbjes së jetës së migrantëve, pastaj për të luftuar rrjetet e kriminelëve.”-pohoi Avramopoulos.

Po ashtu ministri Xhafaj deklaroi se shumë shpejt do të ketë aksione ndaj grupeve kriminale ku dhe priten ndalime. Sipas tij Në 11 muaj në Shqipëri janë goditur 9 grupe kriminale me mbi 130 të arrestuar dhe janë sekuestruar 17-18 milionë euro vetëm nga këto grupe kriminal.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bashkëpunim me partnerët e FRONTEX

Ministeriali në Shqipëri/ Firmosen 3 marrëveshje