MENU
klinika

Ngjarjet e dhunshme në Kuvend

Zaev ofron amnisti për ngjarjet e 27 prillit

15.10.2018 - 15:22

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev në fjalimin para deputetëve në Kuvend ku ka nisur debati për ndryshimet kushtetuese është shprehur i gatshëm të falë të gjithë të akuzuarit për ngjarjet e dhunshme në Kuvend, më 27 prill të vitit 2017, me qëllim sigurimin e dy të votave për zbatimin e marrëveshjes me Greqinë për emrin.

Në mesin e të akuzuarve për ngjarjet e dhunshme në institucionin ligjvënës janë edhe gjashtë deputet të VMRO-DPMNE, mbështetjen e të cilëve synon shumica parlamentare.

“Të gjithë atë ditë ishim në shënjestër të personave të manipuluar të cilët u vërsulën dhunshëm ndaj deputetëve… tani është rasti i duhur që duke qëndruar të gjithë përkrah Maqedonisë dhe të ardhmes së saj, për fëmijët tanë dhe gjithë fëmijët që vinë pas neve, të falim dhe të pajtohemi. Nuk ka mundësi më të mirë kur tani i duhemi njëri tjetrit, kur i duhemi shtetit dhe popullit tonë. Ana e djathtë e sallës (opozita) t’i shtrijë dorën anën së majtë (shumicës) kolegët e anës së majtë t’i shtrinë dorën atyre të anës së djathtë. Tani është momenti i shkëlqyeshëm që të falim dhe të pajtohemi. Nga këtu dërgoj mesazhin për falje dhe pajtimet për ngjarjet që ndodhën më 27 prill. Unë e di se kjo ka çmim, por jam i gatshëm që ta paguaj çmimin, është politik. Politikanët shkojnë dhe vinë, por shteti dhe populli mbeten përgjithmonë”, ka deklaruar Zaev duke ftuar deputetët që të miratojnë ndryshimet kushtetuese.

Por, nga opozita e cila është e pranishme në sallë ka thënë se ndryshimet janë të papranueshme pasi me to jo vetëm që ndryshohet emri por se “zhduket identiteti, gjuha, kultura dhe gjithçka që ka të bëjë me qenien maqedonase”. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN