MENU
klinika

E ke ditur gabim!

Zbulo nga se je i varur!

03.10.2018 - 18:15

Varësia është një ide e komplikuar. Edhe profesionistë të ndryshëm të shëndetit mendor e përcaktojnë atë ndryshe, por kanë disa pika pajtimi. 

Nëse një substancë ose sjellje iu dëmton juve ose marrëdhëniet tuaja, nëse është e vështirë të shmangni në mënyrë të vazhdueshme dhe nëse e gjeni veten të lidhur gjatë gjithë kohës me të, atëherë kjo tregon se keni varësi nga kjo. 

Në vitet 1970-1980, psikologët e ruajtën fjalën “varësi” për substanca si alkooli dhe cigarja. Por, në shekullin 21, situatat kanë ndryshuar. Ja disa nga varësitë që ndoshta nuk i kishit menduar:

Varësia nga telefoni celular

Kalojmë gati tre orë duke parë telefonat tanë, duke i kontrolluar mesatarisht 150 herë çdo ditë. Pothuajse gjysma e të gjithë adoleshentëve thonë se ata janë të varur prej telefonave. 

Dizenjuesit e aplikacioneve e dinë këtë dhe përpiqen të krijojnë eksperiencën me varësinë më të madhe që është e mundur për të mbledhur dhe mbajtur të lidhur klientët.

Varësia nga kafeina

Kafeina shkon drejt në trurin tuaj, ku lidhet me një substancë kimike e cila ka ndikim në prodhimin e adenozinës që iu bën të ndiheni të përgjumur pas një dite aktive. 

Por, nëse receptorët e qelizave që zakonisht marrin adenozinë janë të zënë me trajtimin e kafeinës, ju mbeteni zgjuar dhe vigjilentë. Kjo është mënyra se si kafeina krijon varësinë.

Nëse përpiqeni ta lini, simptomat që do vuani janë:

Të përziera;

Lodhje;

Vështirësi në përqendrim.

Ju mund të bëheni më nervoz dhe mund të keni dhimbje koke. Ky është një lajm i keq për më shumë se 80% të amerikanëve që konsumojnë kafeinë çdo ditë.

A krijon ngrënia e sheqerit varësi?

Nëse sheqeri krijon me të vërtetë varësi kjo është e diskutueshme. Megjithatë, duke ngrënë shumë sheqer, ai prodhon disa nga efektet e varësisë. Sheqeri, sipas një studimi, i jep trurit tuaj një shpërblim kaq të fuqishëm që madje e tejkalon kokainën në këtë drejtim.

Varësia nga bixhozi

Vartësia nga bixhozi nuk është ndryshe, ajo siguron nivele të shkurtra, intensive, të ndjekura nga ulje emocionale. Kur bixhozxhinjtë fitojnë ata ndjehen shumë mirë. Si në çdo varësi tjetër ata kanë nevojë për këshillim nga psikologu.

Varësia nga operacionet plastike

Kirurgjia kozmetike nuk është domosdoshmërisht e dëmshme. Kjo mund të ndihmojë në rritjen e vetëbesimit për njerëzit me shpresa të arsyeshme, por te disa persona kjo kthehet në varësi duke çuar dëmtimin e shëndetit.

Varësia nga nxirja e lëkurës

Ngrohja e shpeshtë shkakton kënaqësi dhe ndjenjën e mirëqenies. Lëshon endorfinë në lëkurë, janë kimikatet që lidhen me kënaqësinë. Mund të jetë relaksuese dhe përmirësuese e humorit. Ekspertët thonë se kjo varësi shpesh shoqërohet edhe me varësi të tjera.

Varësia nga bërja e tatuazheve

A bëhen njerëzit të varur nga tatuazhet? Një nga çdo pesë të rritur amerikanë ka të paktën një, dhe shumë prej tyre nuk ndalen vetëm me një.

Varësia nga video-lojrat

Mund të jeni të varur nga një video-lojë?

“Video-games-at” e sotme janë projektuar si makina tërheqëse që ashtu si çdo pikë morfine edhe ato krijojnë varësi. Por, duhet vepruar tani siç po bën Kina dhe Korea e Jugut.

Të dy vendet financojnë klinikat për të luftuar këtë vartësi që po perceptohet si një kërcënim për shëndetin publik.

Varësia nga blerjet

A ndiheni të humbur pa kartat tuaja të kreditit? A ka sjellë pazari sherre me të dashurit tuaj? A keni gënjyer ndonjëherë për shpenzimet tuaja? 

Këto janë disa nga pyetjet që ju mund të kërkoni nga një profesionist i shëndetit mendor për të vlerësuar varësinë e blerjeve. Kur blini së pari diçka, ky objekt i shkëlqyeshëm i ri iu jep një ndjenjë ngazëlluese.

Varësia nga ngrënia e kubave të akullit

Ka një emër për dëshirën e të ngrënit gjëra të akullta, quhet ‘pagofagia’. Kjo është një formë e një çrregullimi më të gjerë që i referohet faktit që hahen gjëra që nuk janë ushqim. Shumë forma duket të jenë të lidhura me mangësi ushqyese ose kequshqyerje.

Ngrënia e akullit në përgjithësi nuk është një ide e mirë. Në disa raste mund të dëmtojë dhëmbët, kështu që dentistët këshillojnë mos ngrënien e kubave të akullit. Megjithatë, disa njerëz e gjejnë veten të detyruar me forcë për ta bërë këtë.

Është koha të kërkoni ndihmë

Ndoshta një pyetje më e dobishme për veten është: “Si ndihem për sjelljet e mia të detyrueshme?” Çdo gjë e tepërt që shkakton dëm për ju ose familjen tuaj ka dalë jashtë kontrollit. Kjo mund të jetë një shenjë se është koha për të marrë ndihmë.

Nëse vëreni një sjellje abuzive në jetën tuaj, kërkoni një mjek ose një terapist të liçencuar në zonën tuaj, i cili mund t’iu ndihmojë të rifitoni kontrollin.