MENU
klinika

E prisnit?!

Zbulohen detaje nga fejesa e Arminës dhe Shkëlzenit

15.10.2018 - 10:52

Ndoshta të gjithë ishin në pritje të dasmës së tyre, por megjithatë Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha kanë vendosur ti ngjisin një nga një shkallët në lidhjen e tyre.

Një ditë më parë, çifti kurorëzoi në fejesë lidhjen e tyre disa vjeçare në një ceremoni private në kryeqytet, e cila nga ato foto që kemi siguruar deri tani duket se ka qenë e menduar deri në detajin më të vogël.

Ata kanë mbledhur miqtë dhe familjarët e tyre për të celebruar një nga ditët të më të rëndësishme në jetën e tyre.

Në rrjetet sociale kanë qarkulluar fotografitë nga eventi special që është përgatitur për ta. Ndërkohë, edhe vetë Armina nuk ka hezituar të publikojë imazhe nga ky event. Përmes një videoje të publikuar në “Instagram”, ka treguar se si është dukur në mbrëmjen e sotme.

“Ditë speciale”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e videos.

Historia e dashurisë së çiftit daton që nga viti 2014. Ndërkohë, Shkëlzen Berisha ka edhe dy fëmijë nga martesa e tij e parë me ish-bashkëshorten, Sadije Berishën.

Ndërkohë, mësohet gjithashtu edhe se sa ka kushtuar veshja e Arminës në këtë ceremoni. Ajo ishte veshur me një fustan me motive florale të Dolce&Gabbana të zgjedhur posaçërisht për këtë ditë të veçantë dhe siç shihet në këtë foto ka kushtuar plot 4000 Euro.

Fustanin e gjatë me lule ajo e kishte kombinuar më një palë sandale te kuqe me rripa të hollë dhe lule nga pas, stiluar nga e njëjta shtëpi mode. Edhe sandalet ashtu si fustani kanë kushtuar 2500 dollarë.