Vilma Masha, gazetarja e sportit, sapo është martuar në një ceremoni pa shumë detaje për publikun. Kudo në publik.
Ajo është shfaqur si një nuse pa “dhëndër”, duke mos e treguar në asnjërën prej fotove të publikuara nga dasma bashkëshortin e saj. Jo vetëm ajo, por gjithashtu asnjë nga të ftuarit nuk ka publikuar asnjë foto me çiftin bashkë, por vetëm me Vilmën. Mesa duket kanë qenë të porositur që të mos postojnë asnjë foto të çiftit të sapo martuar.
Me gjithë dëshirën e Vilmës për të mos treguar asgjë në lidhje me njeriun e zemrës së saj, dihet që partneri i saj është bankier në profesion dhe e ushtron profesionin e tij në Itali. Sa i përket emrit të tij, një komentuese në një postim të Vilmës e ka tradhtuar gazetaren, duke shuar kureshtjen për të gjithë ne, për sa i takon emrit të tij, e quajnë Dori! Komentuesja ka shkruar:’Të trashëgoheni Vilma dhe Dori! Ju uroj një jetë të mrekullueshme, sikurse jeni dhe ju të dy!’
Vilma dhe Dori janë në një lidhje prej katër vitesh. Pas kurorëzimit me martesë na mbetet të shohim nëse Vilma do vazhdojë të jetë pjesë e televizionit, ku dhe punon aktualisht, apo do e ndërpresë për të jetuar me bashkëshortin në Itali.