31.10.2018 - 10:23
Një smerald i rrallë me vlerë rreth 2 milionë paund është zbuluar së fundmi nga një kompani angleze që merret me përpunimin e gurëve të çmuar.
Zbulimi është bërë në një minierë në Kagem të Zambias. Guri me ngjyrë të gjelbër me 5,655 karatë, është zbuluar nga gjeologu Debapriya Rakshit dhe veterani i minierave Richard Kapeta.
Ky gurë i çmuar pritet të dalë në ankand gjatë muajit të ardhshëm në Singapor.
Megjithatë, ky nuk është zbulimi i parë i këtij lloji që bëhet në Zambia pasi 8 vite më parë gjeologët zbuluan një gurë të çmuar 6,225 karatëve që është shitur në Lusaka të Zambisë, dhe në fund ka përfunduar në dollapin e një kompanie indiane.