Për shumë kohë, mediat rozë shkruan se Jay Z e kishte tradhtuar Beyonces me këngëtaren me origjinë shqiptare, Rita Ora, por kjo e fundit e ka mohuar gjithmonë me forcë një gjë të tillë.
E së fundmi duket se e vërteta ka dalë në dritë, të paktën sipas një deklarate të fundit. Ai që ka folur është i kushëri i Beyonce.
Thuhet se edhe incidenti i famshëm i ashensorit, ku Solange e sulmoi Jay Z-në, ka qenë pikërisht afrimiteti i madh i tij me të mbrojturën e vet, yllin nga Barbadosi, Rihanna.
“Këndon si një mace e plagosur në një rrugicë”, kështu i referohen Marlon Rihannas në një postim në Twitter.
Ai është rrëfyer se dy vite më parë Beyonce e Jay Z gati sa nuk janë ndarë, por me vështirësi reperi ka arritur të bindë bashkëshorten e tij të famshme.
“Kisha një stil jete shumë kaotik, plot festa e net te humbura”, u shpreh ai vetë një vit më vonë. “Ajo donte të ikte; mezi e binda të mendohej edhe një herë” shtoi reperi dhe duket se ka ndryshuar vërtet, meqë këngëtarja së fundi shprehet mjaft e kënaqur me martesën e saj.