Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka zbuluar dy opsione se kur mund të mbahen zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm, pak pas përfundimit të takimit konsultativ me presidentin e Republikës Ilir Meta.
Në një deklaratë për mediat ai tha se si opsion mund të jenë dy të dielat e fundit të qershorit.
“Duke falënderuar Presidentin e Republikë për vijimësinë e një tradite shumëvjeçarë për konsultimin me partitë kryesore politikë lidhur me dekretimin e datës se zgjedhjeve vendore të qershorit të 2019, zhvilluam një bisede me të. Kodi zgjedhor është i qartë, qoftë në mandatin e përfundimit të të zgjedhurve vendorë, qoftë edhe për përcaktimin e sezonit zgjedhor prill-maj qershor, që është zhvilluar dy të dielat e fundit të qershorit. Këto janë dy datat e mundshme të zhvillimit të zgjedhjeve vendore”, tha Balla.