12.10.2018 - 13:49
Prej ditësh, Robert Berisha është duke qëndruar në Tiranë, larg familjes së tij, bashkëshortes Nora dhe vajzës së tyre të vogël.
Robert Berisha është bërë pjesë e një konkursi kërcimi në një televizion në Shqipëri. Roberti shprehu hapur se ndjen mall për vajzën dhe bashkëshorten e tij, prandaj Nora e surprizoi duke ardhur në Tiranë.
Çifti i lumtur ka shumë arsye për të festuar dhe për të qenë më pranë Shqipërisë. Në një postim në Instastory, Roberti ka treguar se kanë marrë pasaportat e reja dhe tani janë shtetas të Republikës së Shqipërisë.