MENU
klinika

Publikohet fotoja

Zyrtarisht shtetas shqiptarë, çifti i famshëm merr pasaportat

12.10.2018 - 13:49

Prej ditësh, Robert Berisha është duke qëndruar në Tiranë, larg familjes së tij, bashkëshortes Nora dhe vajzës së tyre të vogël.

Nora istrefi, tuna robert berisha

Robert Berisha është bërë pjesë e një konkursi kërcimi në një televizion në Shqipëri. Roberti shprehu hapur se ndjen mall për vajzën dhe bashkëshorten e tij, prandaj Nora e surprizoi duke ardhur në Tiranë.

Çifti i lumtur ka shumë arsye për të festuar dhe për të qenë më pranë Shqipërisë. Në një postim në Instastory, Roberti ka treguar se kanë marrë pasaportat e reja dhe tani janë shtetas të Republikës së Shqipërisë.