MENU
klinika

"Nacionalizmi, e kundërta e patriotizmit"

100 vjetori i Luftës së Parë Botërore/ Makron “qorton” Trumpin

11.11.2018 - 14:49

Trump dhe dhjetëra homologë të tij botërorë u mblodhën në Harkun e Triumfit në Paris për të shënuar 100-vjetorin e fundit të Luftës së Parë Botërore, një përfundim që erdhi pjesërisht nga hyrja e Shteteve të Bashkuara në konfliktin e hidhur, të nxitur nga nacionalizmi.

Por shumë dekada më vonë, nacionalizmi është në rritje. Është ushqyer nga vetë Trump, i cili me krenari e ka identifikuar veten si nacionalist ndërkohë që vazhdon me moton “Amerika e Para”.

Në fjalimin e tij, Presidenti francez Emmanuel Macron, i cili është shfaqur si mbrojtësi i Evropës kundër  nacionalizmit, përsëriti paralajmërimet e tij. “Patriotizmi është ekzaktësisht e kundërta e nacionalizmit”, tha ai përmes një përkthyesi. “Nacionalizmi është një tradhti e patriotizmit”. “Unë e di se demonët e vjetër që po kthehen, janë gati të shkaktojnë kaos dhe vdekje”, tha ai.

Ishte e pamundur të mos i shihje komentet e tij si një qortim për Trump, i cili me krenari ka përkrahur politikën e jashtme “Amerika e para”.

Trump nuk erdhi bashkë me udhëheqësit e tjerë për ceremonitë e të dielës. Homologët e tij, përfshirë Makronin, kancelaren gjermane Angela Merkel dhe kryeministrin kanadez Justin Trudeau, u mblodhën në Pallatin e Élysée para se të udhëtonin së bashku për tek Harku i Trumfit.

Presidenti rus Vladimir Putin shkoi gjithashtu i vetëm.

Armëpushimi që hyri në fuqi në orën 11 në ditën e 11-të të muajit të 11-të të vitit 1918 përfundoi luftën.

Njeriu, që dikur ishte partneri i tij evropian, Macron, tani duket se është udhëheqësi botëror i radhës që duron ofendimet e Trump, pas kryeministres britanike Theresa May dhe Merkel.

Trump nuk duket tepër i interesuar në përmirësimin e lidhjeve SHBA-Evropë. Gjatë një takimi në mëngjes me Macron në Pallatin Elysee, bisedat ishin disi të ngurta.

Më vonë, Trump anuloi një vizitë të planifikuar në një varrezë amerikane 50 milje jashtë Parisit.

Pas ceremonisë në Harkun e Triumfit, shfaqjeve muzikore, Trump ishte në një drekë për të gjithë udhëheqësit botërorë, me Merkelin, Mayin, Putinin ose personalitete të tjera.

Pastaj ai do të vizitojë një varrezë tjetër amerikane, kjo më afër Parisit, për të vendosur një kurorë dhe për të mbajtur një fjalim. Ai duhet të kthehet në Uashington mbrëmjen e së dielës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kundërshton "Ligjin e më të fortëve"

Edhe Makron kundër Trump…

Nga New York Times

A po gabon BE me Italinë?

"Duhet një ushtri e vërtetë evropiane"

Makron “i frikësuar” nga Rusia…