MENU
klinika

Detajet

14 pyetjet josekrete të Metës për Ministrinë e Mbrojtjes…

12.11.2018 - 12:12

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka autorizuar sot publikimin e listës me 14 pyetje josekrete drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes për gjeneral Sandër Lleshi, i cili është propozuar nga kryeministri Edi Rama si Ministër i Brendshëm.

Burime nga presidenca kanë bërë të ditur se presidenti Meta i drejton këto pyetje ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe kërkon përgjigje për to.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ne pergjigje te kerkeses se dyte nga Rama per dekretimin e Sander Lleshit, minister te Brendshem, ka publikuar sot listen me 14 pyetje drejtuar Ministrise se Mbrojtjes per te zgjedhurin e kryeministrit. Shkrese ne te cilen ben publike edhe faktin se pse “emërimi i tij në detyrën e ministrit të Brendshëm, paraqet një problematikë themelore kushtetuese”.

Me qëllim informimin e opinionit publik dhe në interes të transparencës, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta autorizon bërjen publike të pyetjeve josekrete drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes lidhur me propozimin për emërimin e zotit Lleshaj ministër të Brendshëm të Republikës së Shqipërisë”- thekson Presidenca.

sander lleshi rama e meta-konica.al
sander lleshi rama e meta-konica.al

Pjesë nga shkresa e Metës

Duke qenë se kandidatura e Sandër Lleshaj, vjen nga një karrierë e gjatë ushtarake në zbatim të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ku ministri si funksion kushtetues është autoritet civik, në zbatim të neneve 69,103,167/1 të Kushtetutës, emërimi i tij në detyrën e ministrit të Brendshëm, paraqet një problematikë themelore kushtetuese.

Kjo sepse ushtarakët e shërbimit aktiv nuk mund të zgjidhjen ose emërohen në detyra të tjera shtetërore dhe as të marrin pjesë në parti ose në veprimtari politike, ndërkohë që një ushtarak i shërbimit aktiv nuk mund të kandidojë e as të zgjidhet ministër apo deputet pa hequr dorë më parë nga detyra.

Megjithëse kryeministri është vënë në dijeni mbi këtë ndalim kushtetues, sërish edhe në këtë propozim të ri, nuk është dhënë asnjë shpjegim, informacion si dhe nuk është mbajtur asnjë qëndrim mbi këtë cështje dhe për pasojë të tjera që mund të lidhen me të.

Për më tepër, që në njoftimin fillestar të kryeministrit në rrjetet sociale të datës 27 tetor 2018, por edhe në dalje të tij publike, z.Sandër Lleshaj propozohet për emërim si ministër i Brendshëm, duke e trajtuar atë me gradën “Gjeneral”.

Pyetjet

“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës