MENU
klinika

Homazhe në Vlorë

28 nëntori bën bashkë Ramën e Metën

28.11.2018 - 10:41

Me rastin e 28 nëntorit, ditës së flamurit, në qytetin e Vlorës është zhvilluar një ceremoni e veçantë për ngritjen e flamurit kombëtar.

Në këtë ceremoni merrnin pjesë presidenti i Republikës Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, kreu i Kuvendit Gramoz Ruci si dhe personalitete të tjera të politikës.

Presidenti Meta dhe kryeministri Rama zhvilluan homazhe dhe vendosen kurora me lule në monumentin e pavarësisë.

Ndërkohë PD ka zhvilluar homazhe tek varrezat ‘Dëshmorët e Kombit’ në Tiranë.