MENU
klinika

Deklarata

“29 nëntori ditë zie”/ Voltana Ademi shpjegon deklaratën: E kam përjetuar në familje…

29.11.2018 - 22:16

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ju kundërpërgjigj në “Open” kryeministrit Rama, i cili e konsideroi deklaratën e saj “29 nëntori ditë zie”, një “lajthitje”.

Këtë gjë e kam thënë para katër ditësh kur gazetarët po më pyesnin. Pankartat që nxorrët ju janë dekorim i qytetit. Nuk ndodh për herë të parë. Ajo që ka qënë ndryshe është fakti që unë kur u pyeta thashë atë që ndjeva. Ajo e shkruajtura u tha me zë. U përcoll në datën 29. Në Shkodër nuk ndodh të festohet 29 nëntori. Unë s’jam historiane, por di ta komentoj. Për ne, në Shkodër ka nisur një pjesë e historisë, e represionit e burgosjeve, plaçkitjeve”, tha Ademi.

voltana-ademi-konica.al

“Në shkodër me mbarimin e luftës të dytë filluan plaçkitjet nga ata që luftuan për lirinë e demokracinë. 29 nëntori është ditë zie për Shkodrën dhe fillon një periudhë e rëndë historike. Unë vij nga një familje që ka vuajtur, unë jam mbesë e një kleriku. E kam jetuar në familje. Ka erdhur një arrestim me 40 vjet burg. Nuk mendoj që duhet të shpenzoj shumë kohë me reagimin e kryeministrit. Fakti që unë flas për një periudhë të errët mendoj që s’është lajthitje”, shpjegoi kryebashiakja..

“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës