Drejtuesit e një uzine të shkrirjes së çelikut në Belgjikë vendosën të japin për punonjësit e tyre një bonus prej 100 eurosh, por gabimisht në llogaritë e tyre u kaluan një shumë prej 30 mijë eurosh për secilin.
Ishtë një gabim, por sidoqoftë, pati nga ata që përfituan diçka… disa u nxituan t’i përdornin më së miri fondet, paguan borxhe apo edhe i luajtën në kazino…por tani, kompania i kërkon paratë mbrapsht.
Nuk është bërë e qartë se sa nga 230 punonjësit e uzinës, me pagë mesatare 1600 euro në muaj, morën bonusin gjigant por, siç bëhet e ditur, janë të paktë ata që e kanë pësuar dhe janë të detyruar tani të kthejnë pas çdo cent.
“U shokova kur pashë gjendjen e llogarisë sime. Por dukej se ishte një gabim, ndaj nuk preka asgjë. Mora vetëm pagën dhe e lashë mënjanë pjesën tjetër deri sa të mësoja diçka më shumë”, thotë një punonjës.