MENU
klinika

Ndalohen që nga e diela

Makinat e importuara/ Të vjetra më shumë se…

28.11.2018 - 12:18

Në fund të kësaj jave, hyn në fuqi vendimi që ndalon importin e makinave me datë prodhimi më të vjetra se 10 vjet nga regjistrimi i parë. Kjo masë pritet të ndryshojë ndjeshëm tregun e automjeteve në vend.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, mbi 80% e makinave të hyra në Shqipëri gjatë vitit të kaluar kanë një datë prodhimi më të vjetër se 10 vjet. Vitin e kaluar në Shqipëri u importuan rreth 50 mijë automjete.

Automjetet, të cilat tashmë kanë hyrë në territorin shqiptar, por nuk kanë përfunduar procedurat e regjistrimit, kanë afat deri në 1 mars 2019, për kryerjen e procedurave të nevojshme, pasi në këtë kundërt nuk do të mund të regjistrohen.

Shifrat tregojnë qartë se, në masë dërrmuese, shqiptarët blejnë automjete më të vjetra se 10 vjet, sepse nuk kanë mundësi të blejnë më të reja. Kjo pritet të sjellë një shtrenjtim gradual të çmimeve të automjeteve më të vjetra se 10 vjet, për shkak të uljes së ofertës.

Qëllimi i vendimit është ulja e shkarimit të gazrave të dëmshëm dhe përmirësimi i cilësisë së ajrit. Megjithatë, arritja e këtij objektivi, qoftë edhe në teori, do të kërkojë afate të gjatë kohorë.

Ekspertët llogarisin se shpeshtësia e ndryshimit të automjeteve në tregun tonë është rreth 5% në vit. Me këtë ritëm, do të duhen rreth 10 vjet në mënyrë që të paktën gjysma e mjeteve në qarkullim të jenë më të reja se 10 vjet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN