MENU
klinika

Kujdesi dhe trajtimi

A flasin flokët për shëndetin tuaj?

04.11.2018 - 11:00

Disa sëmundje dhe medikamente ndikojnë në trupin tuaj, gjithashtu edhe në flokët tuaj. Në këto raste është mirë të kujdeseni më shumë për shëndetin e flokëve tuaja.

Zbokthi nuk është ngjitës. Por, si e merrni atë?

Një teori është se kjo mund të jetë për shkak të një kërpudhave të shumta (mykut). Faktorë të tjerë të mundshëm të rrezikut përfshijnë lëkurën me yndyrshme, stresin, obezitetin, motin e ftohtë dhe të thatë, gjithashtu personat që kanë ekzemë ose psoriazë.

Edhe pse kruarja mund të jetë e mërzitshme dhe nuk ngjani mirë estetikisht, zbokthi nuk është i dëmshëm.

Për të ulur rritjen e qelizave të lëkurës së zbokthit, përpiquni të përdorni çdo ditë një shampo anti-zbokth. Lëreni shampon për 5 minuta, pastaj shpëlaje mirë.Ju mund të keni nevojë që të provoni disa shampo kundër zbokthit për të gjetur atë që shërben më mirë për ju.

Nëse vini re se zbokthi është i yndyrshëm dhe i verdhë, ju mund të keni dermatit seborroheic. Është një sëmundje inflamatore e lëkurës që mund të ndodhë kur ka shumë gjëndra të yndyrës, si në kokë dhe fytyrë.

Disa ekspertë vlerësojnë se ne mund të na bien deri në 100 ose më shumë fije flokësh në ditë. Për këtë nuk duhet të alarmohemi, as nuk do të thotë që ju jeni duke u bërë tullac.

Rreth 90% e 100.000 folikulave të flokëve tuaj prodhojnë flokë në çdo kohë të caktuar. 10% e tyre janë në një fazë pushimi (telogjen) dhe flokët bien pas rreth 2-3 muaj, këto zëvendësohen me flokë të rinj, dhe cikli i rritjes fillon përsëri.

Një ndërhyrje kirurgjikale, vaksinimet, lindja, disa ilaçe, dietat e dobësimit, stresi i rëndë, problemet e tiroides mund të rrisin rrezikun që flokët tuaj të bien. Në shumicën e rasteve, flokët e rinj fillojnë të dalin menjëherë.

Në alopecia areata, sistemi imunitar gabimisht sulmon folikulat e flokëve, duke shkaktuar rënie të flokëve dhe ato shpesh bien papritmas.

Shumica e njerëzve kanë rënie të flokëve vende- vende, të cilat mund të trajtohen lehtësisht me injeksione, por në disa raste të gjitha flokët bien.

Alopecia areata nuk është e dëmshme ose ngjitëse, por mund të jetë psikologjikisht e vështirë. Flokët mund të rriten përsëri vetë, dhe trajtimi mund t’i ndihmojë ato që të rriten sa më shpejt.

Për fat të keq, disa njerëz mund të përjetojnë alopecia areata në mënyrë të përsëritur. Edhe pse e trashëgueshme, tipari mund të jetë më i ndikuar më shumë nga nëna sesa nga babai.

Rënia e flokëve në sasi është e lidhur me moshën. Ndryshe nga burrat, gratë rrallë pësojnë rënie të shumta e të menjëhershme dhe i humbasin flokët më ngadalë se sa meshkujt.

Ekspozimi i tepërt në diell mund t’i kthejë flokët në një gjendje të brishtë dhe të thatë, që këputen dhe ndahen lehtësisht. Kjo ndodh veçanërisht në ato me flokë bionde apo gri.

Zgjedhja e produkteve të kujdesit të flokëve me sunscreen siguron një mbrojtje, edhe pse mund të jetë e vështirë që t’i mbrosh flokët në mënyrë të barabartë. Kjo është arsyeja pse sugjerohet të mbani kapele jeni të ekspozuar në diell.

A mund t’ju kushtojë një dietë e varfër një rënie te flokëve tuaja?

Në raste ekstreme, mundet. Flokët kanë nevojë për proteina dhe hekur për të qëndruar të shëndetshëm, së bashku me acide yndyrore omega-3, zink dhe vitaminë A.

Dietat e varfra me kalori, në të cilat nuk ka ushqyes të mjaftueshëm për flokët, mund të pengojnë rritjen e tyre ose mbeten shumë të dobëta. Flokët mund të bien akoma më shumë nëse nuk merrni ushqyesit e nevojshëm në dietën tuaj ushqimore.

Mund t’i mbani flokët me shkëlqim duke ngrënë salmon dhe arra, formë natyrale e ushqyerjes me acide yndyrore omega-3; spinaq dhe karota për marrjen e vitaminës A; arra brazili për selen; dhe midhje për zink.

Të gjitha ndihmojnë në shëndetin e flokëve, ashtu si dhe qumështi me yndyrë të ulët, drithërat dhe perimet. Rezultat i dyfishtë: Ushqimet e mira për flokët tuaj janë gjithashtu të mira edhe për zemrën tuaj.

Flokët me ngjyrë gri nuk lidhen gjithmonë me plakjen. Nëse nuk jeni ende 40 vjeç dhe shihni më shumë se disa fije floku me ngjyre gri, shanset janë trashëgimisë familjare.

Flokë gri zakonisht nuk janë një shenjë e shëndetit të dobët, por anemia, sëmundja e tiroides, mungesa e vitaminës B12, dhe vitiligo (është një sëmundje dermatologjike që shoqërohet me shfaqjen e njollave të bardha në lëkurë) mund të shkaktojnë thinje të parakohshme.

Ju mund të ngjyrosni flokët për të mbuluar fijet gri, por kini kujdes: Disa njerëz janë të ndjeshëm ndaj kimikateve të bojërave të flokëve. Rezultati mund të jetë një kruarje ose djegie në lëkurë.

Tërheqja shumë e flokëve mund të dëmtojë folikulat e flokëve dhe të shkaktojnë rënie të flokëve. Zgjatimet e flokëve artificialisht ndonjëherë mund të shkaktojnë alopeci nga tërheqja, sepse pesha e tyre shtesë tërheq flokët ekzistuese. Ndryshimi i stilit të flokëve tuaj zakonisht lejon flokët të rriten.