MENU
klinika

Opinion

A i meritojnë dibranët dhe Dibra përfaqësuesit që kanë?

26.11.2018 - 10:19

Te shkruash per babane nuk eshte e lehte e kjo per shume arsye.

Babai im ka nje jete qe gjithe aktivitetin e tij profesional, akademik dhe intelektual ja ka dedikuar me se shumti Dibres e Lumes, duke botuar edhe Enciklopedite e tyre dhe 48 libra te tjere historike, duke organizuar qindra aktivitete publike promovuese ne Diber, Bulqize, Diber te Madhe, Tirane dhe krahina te tjera, si dhe duke realizuar dhjetera dokumentare televiziv.

Kontributi i babait tim, Fatos Daci ka vlera te jashtezakoshme dhe besoj se ne brezat qe do te vijne do te rritet vlera e tij, si dhe mirenjohja. Kontributi i palodhur i babait tim deri me sot, per nga permasa dhe rendesia, mund te thuhet se eshte bere thuajse falas.

Babai im eshte ndihmuar e ka pas mirenjohje e mbeshtetje nga individe e private, te cilet dua t’i falenderoje perzemersisht.

Ndersa nga institucionet e shtetit, duke perfshire edhe ate te Presidences dhe te Qrverise, ka pasur mbeshtetje te paperfillshme, ose fare.

I kuptoj mire, se dibranet e kane te hershme xhelozine per te zotin, megjithate nje arsye qe babai im nuk ka pasur mbeshtetjen dhe vleresimin e merituar eshte, sepse ai nuk eshte bete pjese e politikes, pazareve te politikes apo nuk i eshte nenshtruar politikes.

Nese nuk je me ta dhe per ta, je kunder tyre e kjo eshte mendesia e politikaneve jo vetem te Dibres, por gjithe Shqiperise edhe ne viset jashte kufijve shtetetor.

Ky eshte viti i Skenderbeut e me shume se Dibra askush nuk duhet ta festoje. Megjithate, Dibra eshte vendi qe ka bere shume pak ne nivel institucional per Skenderbeun.

Ne Vlore, deputeti i PS-se, duke qene i Partise pati te gjithe vemendjen te bente dasmen e Skenderbeut edhe pse aktiviteti nuk kishte lidhje me permasat e verteta te asaj ngjarje.
Dje babai im bashke me cidhnaket, miq e e dasharamires, intelektuale , beri te mundur festimin e rikthimit te Skenderbeut.

Dua te falenderoj institucionin e Qarkut Dibres, Paskal Milon e te tjere te pranishem, por dua te them faqazi se te gjithe deputetet e Qarkut Diber dhe pushtetaret me origjine dibrane nuk kontribuuan dhe nuk moren pjese ne kete aktivitet.

Aktiviteti i babait tim, edhe pse me veshtiresi te medha, mund te them pa frike se eshte aktiviteti me i rendesishem i bere ne 70 vitet e fundit ne Diber per Skenderbeun dhe per te gjithe Vitin e Skenderbeut.

Skenderbeu eshte i te gjitheve e meriton shume me shume. Po ashtu institucionet e shtetit, duke perfshire Presidencen , qeverine, si dhe politikanet duhet te jene mirenjohes per njerez si babai im qe kontribuojne nga jeta e tyre per Dibren dhe vendin.

Une, si shqiptar dhe qytetar dua t’i them babai tim: Faleminderit qe Gjergjin e ktheve ne shtepi!

Nga Alban Daci