MENU
klinika

Poezi - Bob Dylan, më aktual se kurrë

A jetojmë në një ‘Botë politike’?

23.11.2018 - 11:44

Bob Dylan, i lindur në 24 maj 1941 është një muzikant dhe poet Amerikan. Ai këndon, luan kitarë, piano si dhe harmonikë.

Fitues i Çmimit Nobel për letërsi, në vitin 2016, Bob Dylan ishte një nga muzikantët më të famshëm në botë në vitet 60. Disa nga këngët e tij të njohura janë “Blowin’ in the Wind”, “Like a Rolling Stone” dhe “Hurricane”.

Deri më sot ai ka fituar 11 Grammy Awards, dhe është futur në ‘Grammy Hall of Fame’ dhe ‘Rock and Roll Hall of Fame’. Poezia që po japim më poshtë titulohet “Political world” (botë politike).

Është jo vetëm një nga poezitë më të famshme të tij, por një poezi që i ka rezistuar kohërave dhe ka qendruar gjithmonë aktuale. Në kontekstin aktual, duket sikur kjo poezi është shkruajtur sot, për këtë kohë, për këtë botë, për këtë shoqëri.

Jetojmë në një botë politike
Ku për dashurinë vend nuk ka
Kohëra si këto s’mund të gjesh
Ku krimet ndodhin kaq shpesh
Por kriminel askush nuk pa.

Jetojmë në një botë politike
Akuj varen gjithandej
Dasmat kumbojnë
Ëngjëjt këndojnë
E retë mbulojnë tokën tejpërtej.

Jetojmë në një botë politike
Urtësia është kallur në burg
Kalbur në qeli
Ngatërruar pakufi
Askush nuk lejohet t’ja mbath kërkund.

Jetojmë në një botë politike
Ku mëshira ecën mbi dërrasë
Jeta kalon pasqyrash
Vdekja shëmbëlltyrash
Vrap drej bregut më të parë.

Jetojmë në një botë politike
Iku koha e kurajos dhe mundit
Shtëpitë janë rrënuar
Fëmijët e padëshiruar
E nesërmja mund të jetë dita e fundit.

Jetojmë në botën e politikës
Gjithkush e ndjen dhe e shikon
Por duart si fut dot kush
Është si një stivë drush
Që ekziston vërtet, askush se dyshon.

Jetojmë në një botë politike
Në qytetet e vetmisë së fikur
Pak nga pak
Hyn edhe ti në lak
E kurrë se kupton pse ende ske ikur.

Jetojmë në një botë politike
Je në mikroskop kudo
Mund të udhëtosh i lirë
Pastaj varu më mirë
Litarin mbaje me vete e mos e lësho.

Jetojmë në një botë politike
Poshtë e lartë vijmë vërrdallë
Sapo prej gjumit të zgjohesh
Ske nevojë të mendohesh
Mbathja shtegut më të parë.

Jetojmë në një botë politike
Paqja nuk është në shtëpinë e vet
Jashtë prej derës është flakur
Disa habiten prej së largu
Ose ngrenë duart përpjet.

Jetojmë në një botë politike
Gjithçka është e tij dhe e saj
Ngjitesh mbi një skelë e bërtet
Në emër të atit thërret
Por ti nuk e di se ç’të pret pas kësaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


87 – vjetori i Dritëro Agollit

“Këtu s’do t’jem, do jem larguar”!


“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët