Ministri i Financave Arben Ahmetaj i pranishëm sot në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë deklaroi se nga autobusët elektrikë do të kursehen 195 mijë euro.
Ai theksoi se ka bërë një studim lidhur me këtë projekt që minimizon ndotjen e ambientit.
“Ne kemi bërë edhe një analizë. Kemi bërë edhe përllogaritjen e kursimit, mbi atë që kursehet nga 10 përqindëshi i TVSH dhe nga mospërdorimi petrolit.
Në moment kur autobusët elektrikë kanë çmime të larta, në krahasim me të tjerët. Por kursehen rreth 195 mijë euro në përllogaritjen që kemi bërë ne, që barazon sot çmimin e autobusëve.
Kjo është analiza e parë. E kam biseduar me disa bashki, ku ato do të vendosin bonuse në licencim për autobusët elektrikë dhe do të kthehen në kushte.
Kjo do gradualitet. Ne Europë kryesisht që është e avancuar, në përgjithësi punohet me bonuse dhe nuk e presin nivelin e taksës së TVSH.
Ecin me një taksë direktive që është 14 %. Kush importon, blen një makinë elektrike merr mbrapsht dhe një bonus 3-4-6 mijë euro.
Kjo ndodh për të mos e prishur strukturën e taksës së TVSH. Ka pasur dikur subvencione të drejtpërdrejta për solaret.
Europa e bashkuar ka ikur nga subvencionet. Teknologjia është bërë më racionale. E njëjta gjë do të ndodh edhe me makinat elektrike. Tani tentojmë që të bëjmë të gjithë sikur po shtyjmë një politikë shumë trendy. Kjo që po bëjmë është normale.
Pas ça vitesh s’do ketë as bonuse pasi do jetë e përditshme. Ne po tentojmë të influencojmë kërkesën përmes kësaj politike ambientale”, tha Ahmetaj.