MENU
klinika

Bashkëshortja e Veliajt

Ajola kujton momentet e ëmbla të shtatzënisë

08.11.2018 - 12:23

Data 6 tetor ishte dita më e lumtur në jetën e tyre për bashkëshortët, Ajola Xoxa dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Ata u bënë prindër për herë të parë. Ajola solli në jetë djalin e tyre, të cilin e quajtën Kajan.

Por ndërkohë kur ka kaluar një muaj, Ajola Xoxa është bërë nostalgjike dhe ka kujtuar ditët e fundit të pritjes së ëmbël. Bashkëshortja e kryebashkiakut Veliaj ka publikuar një foto në Instagram ku shihet dy ditë para se të sillte në jetë djalin e saj, Kajan.

“4 tetor 2018,”- shkruan Xoxa krahas fotos. E veshur me një fustan ngjyrë blu pastel, bukuroshja Ajola shihet mjaft e qeshur teksa ka vendosur dy duart mbi barkun e saj të rrumbullakosur.