Punimet në rrugën Qukës – Qafë Plloçë të nisura rreth 10 vite më parë, kanë mbetur në vend.Situata në të cilën ndodhet ky aks i rëndësishëm rrugor në vend, është shumë problematike.
Duke bërë shkurtimin e disa rrugëve të konsiderueshme të pjesës në juglindje të vendit me Tiranën, rruga Qukës-Qafë Plloçë edhe pse e konsideruar si e rëndësishme, është një nga akset më problematike ku punimet kanë vite që shtyhen. Në ditët e sotme mund të themi se rreth 50% e punimeve janë të kryera.
Në verë të vitit 2015 qeveria Rama 1, i rifilloi punimet që kishin nisur para disa vitesh në rrugën Qukës-Qafë Plloçë, duke ndërhyrë në projektin e mëparshëm, i cili kishte rezultuar me probleme.