MENU
klinika

Ngjarja në Korçë

Aksidentuan për vdekje babë e bijë, burg për shoferët

11.11.2018 - 13:14

Gjykata e Korçës ka dhëne masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për dy shoferët në Korçë të cilët aksidentuan për vdekje me makinë tre ditë më parë babë e bijë.

Gjykata vendosi ‘arrest me burg’ për Petrit Kupe, 61 vjeç, banues në Drithas, si edhe Laurenc Pallashi, 29 vjeç, banues në Zerec.

Viktimë nga aksidenti mbeti 32-vjecari Sokol Hoxha si dhe vajza e tij 6-vjecare të cilët po ecnin në trotuar.

Arrestimi i dy shoferëve u bë pasi në unazën e qytetit të Korçës, duke drejtuar respektivisht mjetin tip “Volksëagen” me targa AA837JU dhe mjetin tip “Benz” me targa AA831AA, janë përplasur me njëri-tjetrin dhe kanë dalë nga rruga, duke sjellë si pasojë, vdekjen e shtetasit Sokol Hoxha, 32 vjeç dhe të vajzës së tij shtetases P.Hoxha, 6 vjeçe, banues në Korçë, të cilët kanë qenë duke ecur në trotuar”- thuhej nga policia për arrestimin e dy shoferëve.

Kryeson Lezha, ja qyteti që mbetet në fund

Cili qark është më kursimtari këtë vit?

U shpallën në kërkim pas protestës së opozitës në Elbasan

Ndalohen nga policia kryetarët e PD-së dhe PL-së në Pogradec

Preferohet për historinë, kulturën, traditat dhe kulinarinë!

Shqipëria, destinacioni i të huajve edhe në vjeshtë