Pak kohë më parë, ajo u vlerësua nga një grup shkencëtarësh si femra me tiparet perfektë dhe u konsiderua si më e bukura në botë.
E kemi fjalën për aktoren hollivudiane Charlize Theron, për të cilën së fundmi ka folur edhe moderatorja e këngëtarja shqiptare Alketa Vejsiu.
Moderatorja shqiptare është shprehur se aktorja do të mbetet një nga femrat më të bukura të globit. “Çfarë mrekullie kjo reklamë! Ju pëlqen? Charlize Theron do të mbetet një nga gratë më të bukura të globit për shijen time!”, ka shkruar ndër të tjerash Vejsiu në llogarinë personale në Instagram.
Thuhet se Chris Hemsworth mendon se aktorja është bukuroshja që mund ta shohim në rolin e të dashurës së James Bondit, por ajo tashmë ka konfirmuar një rol të ri. Atë do ta shohim në projektin më të ri hollivudian, i cili është vazhdimësi i “Atomic Blonde”.