MENU
klinika

Detajet

‘Allahu Akbar’, sulm me thikë ndaj një polici në Bruksel

20.11.2018 - 09:00

Brukseli është tronditur këtë mëngjes nga një sulm me thikë, pranë një stacioni policor.

Nga sulmi mbeti i plagosur në qafë një oficer policie, ndërsa mediat belge raportojnë se autori ka bërtitur “allahu akbar”.

Ministri i Brendshëm belg Jean Zambon e konsideroi sulmin si një “veprim frikacak ndaj policisë”.

Raportohet se polici i plagosur nuk ka rrezik për jetën, ndërsa u plagos edhe autori i sulmit.

Sipas ministrit belg të drejtësisë, hetimet janë duke u kryer në të gjitha nivelet duke përfshirë mundësinë që autori mund të jetë i lidhur me grupe ekstremiste.

Gjatë viteve të fundit, Belgjika dhe vende të tjera evropiane janë kapluar nga një valë e sulmeve me thikë. Në shtator të këtij viti, një tjetër person goditi një oficer në Bruksel. Ndërsa rreth një vit më parë, një tjetër agresor me thikë kërcënoi se do të vriste udhëtarët e një treni në kryeqytetin belg.