MENU
klinika

Lugina e Preshevës

Arifi: Duam bashkim me Kosovën

10.11.2018 - 12:04

Ideja për bashkimin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me Kosovën është folur qysh moti. Por tani shumë më publikisht dhe kjo ide ka ardhur nga vet presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Këtë ide presidenti i Kosovës thotë se do ta propozojë edhe në tavolinën e bisedimeve me Serbinë.

Në lidhje me këtë çështje, liderë të Luginës së Preshevës tash e disa muaj kanë pasur takime të shpeshta me presidentin.

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka treguar se e kujt ishte kjo iniciativë, ndonëse mohon që janë për shkëmbim territoresh.

Arifi thotë se ideja për bashkim është e qytetarëve që jetojnë në këtë pjesë, që e ka pranuar edhe Presidenti Thaçi.

Është pranuar kërkesa jonë që vetëm të tematizohet çështja e Luginës së Preshevës për arsye se ne mendomi që është një momentum të cilën duhet ta shfrytëzojmë se kushedi kur vjen ky momentum prapë. Kështu që në këtë drejtim, pasi që Thaçi ka qenë negociator në vazhdimësi me Vuçiqin në Bruksel, ne iu kemi drejtuar edhe një herë Thaçit edhe herë pas here duke insistuar më në fund më ka pranuar. Unë jam kundër kësaj tezës që thonë se e ka nisur Thaçi edhe po i shfrytëzon tash shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe politikës së saj, bile kam dëgjuar në një emision një herë që, po mundohet me i djeg shqiptarët e Luginës së Preshevës si kartë politike në Bruksel, unë kisha kërkuar më shumë një unitet politik në këtë drejtim”, tha Arifi. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!