MENU
klinika

Detajet

Armë e municione në banesë, pranga dibranit

21.11.2018 - 09:49

Një 41-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi iu gjet në banesë një armë pa leje dhe munucione.

Burime zyrtare thanë se shtetasit Altin Mera, (i dënuar më parë për plagosje e lehtë), banues në fshatin Katund i Ri iu sekuestruan një automatik model 56, dhe 950 copë fishekë.

Arrestimi i tij u bë pasi në bazë të informacioneve të grumbulluara në rrugë policore, se ky shtetas mbante armë zjarri pa leje, si dhe me qëllim parandalimin e ndonjë ngjarje të mundshme kriminale.

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprën penale “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës