MENU
klinika

Zgjedhja e anëtarëve të KLP-së

Arta Marku thërret mbledhjen e prokurorëve

27.11.2018 - 17:39

Kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku ka vendosur të thërrasë një mbledhje të përgjithshme të prokurorëve për të zgjedhur listën e prokurorëve për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Kjo mbledhje do të zhvillohet më 11 dhjetor 2018 në orën 09:00 në një hotel privat në Tiranë.

Thirrja e kësaj mbledhje vjen pasi sot (27 nëntor), siç thuhet në njoftimin e Prokurorisë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i ka dërguar këtij institucioni listën e plotë të prokurorëve që kanë kaluar me sukses procesin e vettingut.

Njoftimi i Prokurorisë

PER THIRRJEN E MBLEDHJES SE PERGJITHSHME TE PROKUROREVE PER ZGJEDHJEN E ANETAREVE PROKURORE TE KESHILLIT TE LARTE TE PROKURORISE

Ne mbeshtetje te ligjit nr.115/2016 “Per organet e qeverisjes se sistemit te drejtesise”, neni 279, pika 6 dhe neneve 111 e vijues, me date 27.11.2018, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, me shkresen nr.7995/I prot., ka derguar listen me emrat e kandidateve prokurore qe e kaluan me sukses procedurfen e rivleresimit.

Per kete arsye, thirret Mbledhja e Pergjithshme e Prokuroreve per zgjedhjen e anetareve prokurore te Keshillit te Larte te Prokurorise dhe njoftohen prokurorfet e prokurorive te te gjithe niveleve se mbledhja do te zhvillohet ne daten 11.12.2018, ora 09:00, ne ambjentet e hotel “MAK Albania”, Tirane.

Ju bejme me dije gjithashtu, se, ne baze te ligjit nr.115/2016, nenit 112, pjesemarrja ne Mbledhjen e Pergjithshme te prokuroreve per zgjedhjen e anetareve te Keshillit te Larte te Prokurorise, eshte e detyrueshme.