Ditën e sotme u arrestua Doktori i Shkencave dhe pedagogu, Dritan Soraj me vendim të autoriteteve italiane, duke qenë se ishte në kërkim nga Interpoli, për trafik droge.
Pas arrestimit të tij, ka reaguar kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, me anë të një statusi në Facebook.
Balla pyet kryetarin e PD, Lulzim Basha me ironi nëse e ka marrë vesh lajmin, ndërsa i kërkon përjashtimin nga Departamenti i Ekonomisë në PD.
“Lulezim! E more vesh? Policia e Shtetit arrestoi këtë pedagogun, “akademikun” për hesap të drejtësisë italiane, i dënuar për trafik narkotikësh.
Tani duhet ta përjashtosh edhe ti nga Departamenti i Ekonomisë në SHQUP.
Artist, mos thuaj që nuk e njoh, aman! Vetëm përjashtoje”, shkruan Balla.