Taulant Balla, kryetari i Grupit Parlamentar të PS së bashku me delegacionin shqiptar, Edmond Spaho, Fatmir Mediu, Klajda Gjosha dhe Vasilika Hysi po marrin pjesë në takimin e nivelit të lartë nën kryesimin e Kryetarit të Komitetit të Politikës së Jashtme, David McAllister dhe Komisionerit Hahn.
Nga ana e tij Balla u shpreh se ka bindjen që procesi i vettingut në radhët e drejtësisë është duke dhënë rezultate të kënaqshme në rrugën tonë të forcimit të shtetit të së drejtës.
“E di qe ka patur një shqetësim për vakancat e krijuara në Gjykatën Kushtetuese, por më mirë vakanca sesa gjyqtarë të korruptuar të japin vendime. Në fillim të vitit të ardhshëm institucionet e reja të drejtësisë do të jenë në detyrë.
Shqipëria ka një ndër ligjet më të mira për minoritetet në Evropë dhe ky është një standard për të gjithë Ballkanin. Madje edhe vende anëtare të BE në rajon mund t’i referohen si model. Jemi gati të votojmë sëbashku me opozitën, të cilet i falenderoj që jemi sëbashku këtu, Reformën Zgjedhore, paketa ligjore për të cilën tashmë është gati. Besoj se do ta votojmë brenda Krishtlindjeve.
Sundimi i ligjit, përmes luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, vijon me rezultate të forta dhe shumë domethënëse”, tha ai.