MENU
klinika

Detajet

Banorët e Unazës së Re nuk heqin dorë, vazhdojnë me protestat

17.11.2018 - 11:28

Banorët e Unazës së Re të njohur si zona e “Astirit” në kryeqytet janë mbledhur sërish sot në protestë për të kundërshtuar shembjen e banesave të cilat preken nga projekti i Unazës së Madhe.

Banorët thonë se përpara se të grumbulloheshin, kanë qenë punëtorët e bashkisë që kanë prerë edhe pemët. Banorët i druhen ndërkohë ndërhyrjes për prishjen e banesës, ata thonë se edhe ndërprerja e energjisë elektrike është bërë e qëllimshme.

“Dua të më dëmshpërblejë për shtëpinë. Na kanë vënë një kryq, s’na kanë dhënë asnjë letër. Po veprojnë si bandë. Ta heqë nga mendja, jemi njerëz të ndershëm, nuk jemi shpellarë”, u shpreh një prej protestuesve.