MENU

Deklarata

Basha: Buxheti 2019 legjitimon vjedhjen

22.11.2018 - 12:16

Kreu i PD-së, Lulzim Basha në një bashkëbisedim për Buxhetin 2019 me përfaqësues të biznesit, ekspertë, gazetarë dhe grupet e interesit deklaroi se ky buxhet është në nivele katastrofike.

Basha theksoi mes tjerash se koncesionet po i sjellin një faturë të tmerrshme buxheti të shtetit. Sipas tij, ky buxhet i propozuar nga qeveria e Edi Ramës nuk është gjë tjetër, por thjesht një ligjitimues i vjedhjes.

“Bëjmë sot transparencën e munguar për buxhetin. Për vitin 2019,ky është buxheti më katastrofik. Ky buxhet legjitimon vjedhjen me ligj të taksave. koncesionet kane sjelle një fature e tmerrshme. Një në gjashtë shqiptarë janë larguar nga qeveria e Edi Ramës.”, tha Basha.

Opozita e bashkuar vijon të bojkotojë seancë parlamentare, ndërsa përfaqësues të ndryshëm të opozitës nuk kanë kursyer aspak drejtuesit e qeverisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN