28.11.2018 - 10:54
Ndërsa kreu i shtetit dhe maxhoranca qeverisëse u zhvendos në Vlorë, Partia Demokratike e deputetë të saj zhvilluan homazhe në Varrezat e e Dëshmorëve.
Në një prononcim për mediat, kryedemokrati Basha u shpreh se përulemi sot me nderim para sakrificave të mijëra shqiptarëve që dhanë jetën për lirinë.
Por ndërsa po mbante fjalimin, Basha u shpreh se flamuri u ngrit në 28 nëntor 1944.
Këtë ‘gafë’ e ka shpërndarë edhe kryeministri Edi Rama në Instagram.