MENU
klinika

Elbasani rrezikohet nga përmbytjet

Bashkia kërkon 5 mln euro fond për përroin e Zaranikës

25.11.2018 - 15:57

Dëmtimi i argjinaturës së përroit të Zaranikës ndër vite është bërë shkak për përmbytje në qytetin e Elbasanit ku kalon.

Në stinën e reshjeve, prurjet shtohen ndjeshëm dhe përroi del nga shtrati duke rrezikuar dhjetra banesa që ndodhen përgjatë 5.2 kilometrave të gjatësisë së tij.

Bashkia e Elbasanit, vit pas viti ka ndërhyrë aty me investime për të minimizuar rezikun.Agjensia e Shërbimeve Publike

perroi_zarranikes-konica.al
perroi_zarranikes-konica.al

Por për zgjidhjen përfundimtare, nuk i ka mundësitë, pasi përllogaritet se duhen rreth 5 milion euro

“Me kalimin e viteve shtrati i përroit është amortizuar pothuasje në 70% të gjatësisë së tij. Duhet ndërhyrë për një digë të re mbi digën ekzistuese.”

Bashkia e Elbasanit thotë se nuk i ka kapacitetet për një ndërhyrje të tillë, ndaj sytë i ka drejtuar nga qeveria qëndrore.

“Ky përrua ka qenë pjesë e inventarit të Ministrisë së Bujqësisë dhe bordit të kullimit, por me ndarjen e re adiministrative i ka kaluar Bashkisë së Elbasanit, e cila nuk e përballon dot një fond kaq të madh.”

Por deri në ditën kur edhe qeveria do të parashikojë ndërhyrjen në Përroin e Zaranikës, banorëve të Elbasanit që jetojnë përgjatë tij, do tu duhet të jetojnë me rrezikun e përmbytjeve.