MENU
klinika

Detajet

Berat/ Hidhen nga kati i 6-të çifti i të moshuarve

30.11.2018 - 08:29

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Beratin, ku një çift të moshuarish janë hedhur nga kati i gjashtë i një pallati. Ngjarja ndodhi sot rreth orës 07:00, në vendin e quajtur “Pjeshkorja”, në lagjen “30 Vjetori”.   

Burrë e grua, Kujtim dhe Këze Agalliu rreth 80 vjeç, janë gjetur në pajetë në vendin e quajtur “Pjeshkorja”, në lagjen “30 Vjetori”. Policia bën të ditur se trupat e pajetë janë konstatuar poshtë pallatit në ndërtim e sipër nga një patrullë rreth orës 07:00 të mëngjesit të kësaj të premte.

Nuk dihen motivet e kësaj ngjarje që çuan dy të moshuarit drejt aktit të vetëflijimit. Burrë e grua jetonin vetëm, pasi fëmijët jetonin jashtë vendit, ndërsa për ta kujdesej një grua e cila nuk ndodhej në banesë në momentin e ngjarjes.

Banorët e zonës janë shprehur se nuk i njohin dy të moshuarit pasi ata kishin pak kohë që kishin ardhur në apartamentin e sapondërtuar në këtë lagje.

 

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se çifti i të moshuarve ka gjetur vdekjen. Të njëjtat burime thanë se ka dyshime që ata janë hedhur nga lartësia, e cila ka rezultuar fatale.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë, ndërsa grupi hetimor po punon për identifikimin e tyre.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier