Kur ti e shikon gabimin në vllaun tând, gabimi n’t’vërtet qëndron tek ty, por ti e shikon të shfaqun në të. Përndryshe bota është një pasqyrë në të cilin ti e shikon pamjen tânde.
Shpërqëndroje veten tënde nga gabimet e tua, që ajo që tye nuk të shijon tek tjetri është në të vërtet vetëvehtja.Ti nuk ofendohesh nga cilsitë e tua që i ke në vetvete; siç janë padrejtsia, smira, mllefi, krenaria, lakmia..pandjeshmeria…
Porse kur i shikon ata tek tjetri, ti mënjanohesh, tërhiqesh huqesh ofendohesh. Askush nuk kundërshton për nga varrà lunga e dregzat e tija.
Kushdo që ta fus gishtin të lënduem në qull, e po ta lëpijë atë gisht, e nga kjo mos të ndjejë spaku neveri.
Si do të je të po qe se dora e dikujt tjetër është pak e pazmatuem, o e prem, asnjëherë ai s’mund ta peërpijë atë qull të dorës së huaj.
Cilsit e dobta të moralit janë posi ato varrat e pazmatimet: askush nuk ofendohet me të vetat; Po çdonjëri person ka shqetsim dhe tmerrohet kur e vren pakëz tek tjetri. Ashtu si ti largohesh nga tjetri, e duhesh të shfajsosh atë për ikjen kur u prek nga ti. Shqetsimi yt në të vërtet është arsyetimi tij’, që shqetsimi tij’ vjen nga për çka shikon ay. Besëmbari është pasqyrë e besëdrejtit.
Profeti asgjëkundi nuk ka përmend që i pabesi ështëë pasqyr e të padrejtit.- jo se i pabesi nuk ka sqimën për të qenë pasqyrë por se ai është i pavetëdishëm për pasqyrën e shpirtit tij’.
Përkthyer nga Naim Flamuri nga libri i fundit i Rumiut “Fihi ma Fihi”.