MENU
klinika

‘Kacifas’

Bllokuan rrugën Gjirokastër-Kakavijë, shoqërohen 2 grekë

08.11.2018 - 18:52

Policia shqiptare ka shoqëruar dy shtetas grekë, pasi dyshohet se kanë bllokuar për më shumë se 10 minuta aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë duke shkaktuar kaos në trafik.

Bllokimi i rrugës ka ardhur pas përfundimit të ceremonisë së varrimit të 35-vjecarit Kostandino Kacifas gjatë ditës së sotme në fshatin Bularat.

Nëse vërtetohet se dy shtetasit greke kanë hyrë ilegalisht në Shqipëri, policia do i procedojë penalisht për kalim të paligjshëm të kufirit.

Ndërkohë policia shqiptare ka proceduar në gjendje të lirë për nxitje të urrejtjes edhe dy shtetas grekë të tjerë.