MENU
klinika

Deklarata

Bushati: Shqipëria aspiron të drejtojë OSBE-në

22.11.2018 - 13:48

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati nga foltorja e Kuvendit ka deklaruar se Shqipëria aspiron që në vitin 2020 të bëhet drejtuese e OSBE-së.

Ai u ndal edhe tek marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit, të cilat tha se do të vijojnë të intensifikohen edhe më tej.

“Buxheti gjithashtu reflekton qartësisht politikat tona të jashtme, pasi viti 2019 është shumë i rëndësishme për Shqipërinë për procesin e Integrimit. Ky buxhet konfirmon përpjekjet e vazhdueshme të vendit në përmbushej të detyrimeve ndërkombëtare.

Do të kemi një rritje në fushën e mbrojtjes dhe kjo është dëshmi e reformimit të forcave të Armatosura të Shqipërisë.E kam fjalën për aspirimi tonë që të jemi drejtues të OSBE në 2020.Vitin e shkuar bëmë dy mbledhje të qeverive, përkatësisht për të detajuar projektet ndërkufitare. Do të vijojmë planin edhe për vitin 2019 për të luajtur rolin konstruktivitetit”, tha ai.

Ministri pohoi gjithashtu se Ministria e Jashtme po punon intensivisht për t’ju shërbyer shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit përmes shërbimeve on-line pa patur nevojë për të shkuar tek konsullatat.

“Roli i shqiptarëve në rajon është shumë i rëndësishëm. Qytetarët tonë që jetojnë jashtë vendit nuk kanë nevojë të paraqiten tek konsullatat, por kjo do të mbështetet në dhënien e shërbimeve me pak kosto përmes sistemit On-line”, shtoi ai.

Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën dentare të Roland Xhaxhos

Ekspertiza e Brian Spahiut do të kryhet nga një grup mjekësh italianë

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese

"Do ketë ndikim të dëmshëm në mbrojtjen e refugjatëve"

Ligji për Ruandën, OKB thirrje Britanisë së Madhe: Rimendojeni!