MENU

Deklarata

Buxheti 2019/ Vasili: Nami me vjedhje, 40 mln USD taksa më shumë

17.11.2018 - 10:47

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, projektbuxhetin e qeverisë për vitin e ardhshëm, në një status në “Facebook”, e cilëson si “Buxheti i shkollëpakësisë dhe hajdutërisë”.

Vasili shkruan se ky buxhet është shkatërrimtar për ekonominë e familjeve shqiptare ndërsa favorizon oligarkët.

Sipas tij, nuk ka asnjë lajm të mirë për të varfrit e asnjë ndryshim në shëndetësi dhe arsim por 40 milionë dollarë taksa më shumë, ndaj e quan vjedhje gjigande.

STATUSI I VASILIT

kryemadhi-vasili-gjosha-konica.al
kryemadhi-vasili-gjosha-konica.al

Buxheti i shkollëpakësisë dhe hajdutërisë.
Buxheti i 2019 po “shëtit” nëpër komisionet parlamentare, po bën adetin apo qokën si prelud i vjedhjes gjigande të radhës.

Shkollëpakësia ka ndërtuar një buxhet mediokër e shkatërrimtar si ditë e zezë për ekonominë e mijëra familjeve shqiptare, ndërsa hajdutëria ka ndërtuar një buxhet si ditë e bardhë për oligarkët bashkëklientë të pushtetit.

Asnjë element vizionar, asnjë shpresë për ulje të pabarazisë shoqërore, asnjë lajm i mirë për të varfrit, asnjë ndryshim në shëndetësi e arsim, asgjë për bujqësinë taksa më të larta.

Ku është Shëndetësia falas premtimi më idiot por edhe më i poshtër e më shkatërrimtar i shkellëpaktit që praktikisht po zhbën çdo ditë shëndetësinë kombëtare.

Por është shumë i qartë dhe vizionar ky buxhet në pagesat e koncesioneve, që mbushin xhepat e oligarkisë dhe qeverisë.

Një borxh kombëtar që vetëm rritet dhe në mënyrë kriminale fshihet e arrin mbi 72%. Thellimi i varfërisë që i dëbon shqiptarët nga atdheu i tyre. 100 milionë euro pagesa për koncesione.

40 milion dollarë taksa më shumë. 1 e treta të ardhurave grabitet në taksa që nuk prodhojnë shërbime.
Dhjetëra mijëra familjeve që u hiqet ndihma ekonomike dhe flaken në skamje.

Asnjë investim madhor i huaj apo në infrastrukturë që rrit ekonominë por mbi të gjitha punësimin. Asnjë shpresë për ulje të papunësisë.
Këto janë lajmet e zeza që vijnë nga një buxhet të përgatitur nga hajdutëria dhe shkollëpakësia të bëra bashkë.

Ky është buxheti që ju ofron shqiptarëve vetëm largimin nga vendi pasi ua kthen përditshmërinë atyre në një ferr mbijetese të pamundur.