MENU
klinika

Nuk gjendet Nue Kalaj

“CEZ”/ Prokuroria merr kohë për hetimet

10.11.2018 - 13:49

Përmes një letërporosie autoritetet kosovare informojnë Prokurorinë shqiptare se kërkimet policore për gjetjen e biznesmenit Nue Kalajt, i cili mban peng hetimet për çështjen CEZ, nuk kanë dhënë rezultat.

Megjithatë, institucionet kosovare shprehen se do të vijojnë kërkimet me shpresën për gjetjen e biznesmenit dhe pyetjen e tij.

Përderisa dëshmia e njeriut të cilësuar nga socialistët si sekser në procesin e privatizimit të OST nga çekët e CEZ, konsiderohet si provë kyce për t’i dhënë zgjidhje çështjes, prokuroria i ka duart e lidhura për të dalë në një vendim.

Dy prokurorët kanë kërkuar edhe tre muaj shtesë, me shpresën se do të mund të realizohet pyetja e biznesmenit Kalaj.

Në këto kushte, hetimet për të ashtuquajturën si megaafera korruptive e privatizimit të OST në 2008, mbeten në vendnumëro dhe pa rezultat. Për këtë dosje prokuroria zhvilloi hetimet për një kohë të gjatë dhe në fund firmosi për mbylljen e saj.

Gjykata vendosi ta kthejë çështjen sërish nga e para me argumentin se hetimet ishin të cekëta dhe jo të plota. Për çështjen e privatimit të OST u ngrit edhe një komision hetimor parlamentar, në përfundim të punës së të cilit socialistët deklaruan se procesi ishte fiktiv dhe fituesi i paracaktuar, ndërsa buxhetit të shtetit i ishte shkaktuar një dëm me vlerë 414 milionë euro.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Jozefina Topalli caktohet si drejtuese politike!

Tomorr Alizoti merr vendin e Ervin Salianjit në Elbasan!

Ministri i Financave: Do realizohet paralelisht me…

“Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, nuk do të bëhet këtë vit”

“Kush do të merret me llafe le të merret…”

Zyrtarisht nën hetim nga SPAK, reagon Benet Beci