MENU
klinika

“Është edhe kavalier...”

Çiljeta flet për djalin: Nuk më pyet për asgjë

04.11.2018 - 14:18

E ftuar një natë më parë në “Xing me Ermalin”, Çiljeta, mes të tjerash ka folur edhe për djalin e saj. Ajo e ka pagëzuar me emrin Fernando dhe bën postime të shumta në rrjetet sociale për të.

Këngëtarja ka folur për herë të parë për sjelljen e 5-vjeçarit. Ajo është shprehur se djali i saj është shumë i pavarur dhe nuk i merr leje për asgjë.

Fernando nuk më pyet për asgjë, është kokëfortë, vishet vetë, lahet vetë, zbukurohet vetë, ikën pa leje nga shtëpia dhe shkon tek lodrat. Vetëm kur më merr taksisti ‘Hajde se e ke çunin këtu’. Është 5 vjeç e gjysmë dhe komplet i pavarur nga unë. Tani vjen çdo mëngjes më kërkon 2 mijë lek që të pijë kafe me burrat e lagjes. Është edhe kavalier, i merr shokët aty te kafja ngjitur shtëpisë dhe i qirasë,”- tregoi Çili.