MENU
klinika

Dosja 339

Dako dhe Vokshi luftë në statuse: Bërtet dosja

10.11.2018 - 18:09

Kryetari i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, dhe deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, duket se po sfidojnë njëri-tjetrin me anë të statuseve në Facebook.

Më herët Dako e akuzoi Vokshin se do ta padiste për shpifje dhe kjo e fundit i është përgjigjur se nuk e shpëtojnë kërcënimet me padi.

Pas këtij reagimi, Dako nuk ka ndenjur në heshtje por i është kundërvënë sërish deputetes demokrate.

Në një status në Facebook ai shkruan “se Vokshi është dhe sic e tregojne, tallagjare që s’i ndahet tjetrit”

urdher arresti per dakon-konica.al
urdher arresti per dakon-konica.al

Statusi i plotë

“Shih shih, më qenka pergjigjur Albana Vokshi bo bo bo!..

Tamam siç është dhe sic e tregojne, tallagjare që s’i ndahet tjetrit.. Bërtet fort dosja thotë! Po shumë mirë, hajde në gjyq të të shohin edhe gjykatësit kur të bërtasësh fort!

Vetëm për kërcënim mos akuzo se kjo nuk pranohet. Padia është qytetari jo kërcënim. Kollaj të bërtasësh fort kur s’ke gjykatësin mbi kokë, po hajde ta shofim njëherë sa do bërtasesh kur të jesh në këmbë atje.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës