MENU
klinika

Vlera Kulturore

Dalin në dritë dy objekte te rralla në ‘’The saleroom’’

03.11.2018 - 12:10

Zbulohen disa objekte të rralla të Mbretit Zog në shtëpinë e Ankandeve në Londër ‘’The saleroom’’.

Për këtë zbulim studiuesi Erald Kapri ka publikuar sot disa foto të këtyre objekteve nëpërmjet rrjetit social ‘’Facebook’’.

 

Ai shkruan aty se “Etore Bugatti, prodhuesi i famshëm i makinave, nxori në fund të viteve 20 një model mbretëror makine që e quajti Bugatti Royale. Ai prodhoi vetëm 6 makina të tilla, nga të cilat vetëm 3 u shitën për familje mbretërore”.

Kjo shtëpi ankandesh ka nxjerrë në shitje dy objekte të rralla. Një nga këto objekte janë spaletat e uniformës mbretërore të Mbretit Zog dhe si objekt tjetër është stema e makinës mbretërore të një Bugatti Royale që Zogu, nuk mund ta merrte dot. Mendohet se çmimi i spaletës është te 600 euro.

Historia në lidhje me makinën ështës interesante.

Etore Bugatti është një nga shumë prodhuesit e famshëm të makinave në fillim të shekullit të XX përkrah firmave të tjera të njohura si Ferrari, Lamborghini, Daimler Benz etj. Ata prodhonin makina për shtresën e lartë të shoqërisë.

“Etore Bugatti, prodhuesi i famshëm i makinave, nxorri në fund të viteve 20 një model mbretëtor makine që e quajti Bugatti Royale. Ai prodhoi vetëm 6 makina të tilla, nga të cilat vetëm 3 u shitën për familje mbretërore.

Njëra prej tyre u destinua për Mbretin Zog por për arsye të panjohura Mbreti Zog nuk e tërhoqi kurrë makinën.

Por më herët ai kishte porositur stemën mbretërore të saj, një shqiponjë që mbante në supe kurorën e Skënderbeut, me metal të rëndë në bronz ari, që do t’i vendosej makinës sipër kofanos së saj.

Për herë të parë kjo stemë, e ruajtur diku në një koleksion privat, është nxjerrë në shitje për vlerën minimale 1500 euro. Objekti i dytë është spaleta e uniformës mbretëtore, e cila ka një fushë të argjendtë me emblemën AZ e që së bashku me kunja lidhin edhe kurorën e Skënderbeut.

Lidhjet janë me shirita argjendi ndërsa pjesa e brendshme e saj është e punuar me lesh dhe pëlhurë nga ku ka edhe mbishkrimin e prodhuesit “Unione Militare Roma” përshkruan kështu studiuesi.

Nga burime të tjera mendohet se pronari i firmës së njohur, Ettore Bugatti nuk dëshironte t’ia shiste mbretit Zog makinën pasi nuk i pëlqeu si person nga karakteri i tij, snobizmi i tij. Sipas burimeve mediatike të ndryshme, disa nga këto makina që ishin destinuar për figura të njohura mbretërore nuk u shitën asnjëherë. Megjithatë tashmë vinë si dëshmi konkrete dy objekte interesante të asaj periudhe si pjesë e një trashëgimie kulturore.

Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!