MENU
klinika

Letërsia franceze

Dashuria e La Fontenin nëpërmjet fabulës së tij

27.11.2018 - 14:49

Jean de la Fontaine(Zhan dë la Fonten) lindi më 8 korrik të vitit 1621. Është poeti më i madh i Francës, letrar me fantazi të pashtershme për çdo gjini dhe sidomos ai ishte asi i Francës në fabula e tij të mrekullueshme.

Sipas komedianit Gustave Flaubert ai ishte poet i madh për të zotëruar gjuhën franceze. Ai rreshtohej përkrah shumë figurave botërore në fabula.

Ishte nga një familje e klasës më të lartë provinciale, ishin të pasur megjithëse jo në stadin e aristokracisë. Ai u njoh nga të gjithë autoritetet e asaj kohe si një nga letrarët më të mirë në Francë në moshën 60 vjeç. Fabulat e tij, Madamë dë Sevinjë, një nga kritikët letrarë, shprehet se ato janë hyjnore. Ja një nga fabulat e tij:

Dashuria dhe Marrëzia

Në dashuri gjithçka është mister

Shenjat, bukuritë, pishtari, madje lindja e saj.

Nuk është puna e një dite

Nëse do ta zhbirosh këtë shkencë.

Pra, nuk kam aspak ndërmend t’ua shpjegoj gjithçka këtu.

Qëllimi im i vetëm është t’u rrëfej, sipas mënyrës sime,

Se si i verbëri, një hyjni qiellor,

Humbi dritën e syve.

Ç’rrjedhë e pasoi këtë fatkeqësi, ndoshta mund të qe edhe një e mirë;

Unë s’mund të gjykoj një të dashur, po aq të caktoj ndonjë.

Një ditë Marrëzia dhe Dashuria po luanin tok.

Kjo e fundit ende nuk ishte privuar nga drita e syve.

Ja tek mbërrin zënka: Dashuria donte të mblidhnin

Këshillin e Perëndive.

Marrëzia nuk duroi dot

Dhe i dha një grusht aq të furishëm,

Saqë i iku drita e syve.

Venusi kërkoi shpagim

Si grua e mëmë, mjaftoi të gjykonte klithmat e tyre.

Perënditë u hutuan,

Jupiteri, Nemesisi,

Madje edhe gjykatësit e Ferrit, pra gjithë kuvendi.

Ajo u paraqiti se ç’kishet ngjarë:

“Fëmija e saj, pa shkop në dorë nuk mund të hidhte asnjë çap përpara”

Nuk kishte dënim që ta shlyente këtë krim të rëndë.

Dëmi duhej riparuar në të njëjtën mënyrë.”

Si e shqyrtuan mirë e mirë

Interesi i shumicës, ai i palës kundërshtare,

Së fundmi vendimi i Gjykatës së Lartë

E dënoi Marrëzinë

Duke i shërbyer si udhërrëfyese Dashurisë

 

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit