MENU
klinika

Qesharake dhe ironike

De Niro thyen dhëmbin, humbet miliona dollarë!

30.11.2018 - 11:03

Robert De Niro është bërë pjesë e një historie sa qesharake aq edhe ironike së fundi. Teksa i’u ofrua të bëhej pjesë e një reklame ku duhet të përtypë një fetë buke, aktori theu dhëmbin pak orë para së të shfaqej në setin e xhirimeve.

Kompania e bukës “Warburton”, e cila është një ndër më të famshmet në SHBA dhe çdo vit përzgjedh një personazh të famshëm për të reklamuar produktet e tyre. I përzgjedhur merr miliona dollarë për një reklamë të vetme dhe mjafton që të përtypë një produkt që në këtë rast ishte thjesht një fetë buke.

Vitin e kaluar imazhi i ‘Warburtons’ ishte Sylvester Stallone ndërsa këtë vit ky nder i’u ofrua Robert De Niro. Pak orë para se të shfaqej në setin e xhirimeve në Los Angeles, 75-vjeçari thyen dhëmbin e tij dhe është dërguar menjëherë tek dentisti më i afërt për ta rregulluar para xhirimit të reklamës. Ironia qëndron tek fakti se humbi dhëmbin duke përtypur një tost që të bënte prova për reklamën.