23.11.2018 - 19:07
Ditën e sotme janë zhvilluar zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit.
Mësohet se Ferdinand Xhaferri është zgjedhur kryetar i ri i degës së PD në qytetin bregdetar, me 222 kundrejt 130 vota që mori Sokol Kapidani.
Po ashtu mësohet se 14 vota dolën të pavlefshme.
Ndërkohë, bëhet e ditur se pjesëmarrja në zgjedhje ishin 83 perqind, ndërsa nga 438 votues, votuam 366.
Haxhiaj raporton se monitorues i procesit zgjedhor ishte deputeti Oerd Bylykbashi, ndërsa pas shpalljes së fituesit nuk pati asnjë kontestim.